Rrëfehet CR7, nga trishtimi, te sharjet e dopingu

Këtë interviste Cristiano Ronaldo e ka dhënë dje, kur edhe mbushi 28 vjeç. Ja cfarë ka rrëfyer ylli portugez i Realit të Madridit në lidhje me karrierën e jetën e tij. 

Ju mbushët sot 28 vjeç. Çfarë dhurate prisni nga e ardhmja? 

Dhurata e parë që kërkoj nga e ardhmja është Championsi i dhjetë për Realin, diçka shumë e veçantë pasi janë gjithë këto vite pa a fitura, logjikisht e veçantë edhe për mua. Championsi është maksimumi për një lojtar dhe kam shumë dëshirë ta fitoj këtë vit. Kam 10 vjet që luaj si profesionist dhe jam krenar për çdo gjë që kam arritur. Kam shumë sfida përpara. Championsi dhe Kupa me Realin, sepse e dimë që La Liga është shumë e ndërlikuar. 

Giggs-i vazhdon te Manchesteri ndonëse është 39 vjeç.
Ju jeni 28 dhe keni një fizik që bën ndryshimin. Sa vite besoni se ju kanë mbetur në elitën e futbollit? 


Kjo është një pyetje e vështirë për t′iu përgjigjur, sepse unë dua të jem edhe dhjetë vite më tepër, ndonëse nuk e di a do të mund t′i arrij të 38-t. Dua shumë të luam më tepër vite dhe do ta bëj nëse ndihem mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Punoj për ta bërë sepse kam një gjenetikë të mirë. Nuk duhet të ketë probleme për ta arritur. Thonë që pasi mbush 32 ose 33 vjeç, ndryshon gjenetika dhe forma e të luajturit që bëhet më e ngadaltë, por fiton përvojë. Unë e shijoj këtë moment, që është shumë i mirë. 

 

Thonë se ju jeni Di Stefano i ri. A ju pëlqen ky emërtim? 
Është një krenari që më krahasojnë me më të mëdhenjtë e historisë së futbollit në Madrid. Është një nder të jesh përkrah atyre burrave, por mua ajo që më intereson është të vazhdoj të punoj për të ndihmuar klubin tim që të bëhet për herë e më i madh. Nuk mendoj për krahasime, as për rekorde, sepse kjo nuk është gjë e mirë. E vërteta është që unë përherë synoj që njerëzit të kënaqen me mua. Dua të lë gjurmët e mia te Madridi dhe këtë do ta arrij vetëm nëse ia dal të vazhdoj ta mbroj këtë klub deri në fund të fuqive të mia. 

Çfarë ka ndryshuar mes jush dhe Bernabeut që tani duket si një martesë e pazgjidhshme? 

Është një gjendje që më kënaq shumë. Më emocionon ajo dashuri e njerëzve në fushë, në rrugë. Jam krenar të shoh që njerëzit janë me mua, sepse e kanë kuptuar që Cristiano është përherë i njëjti. Përherë shkoj përpara. Unë përherë jap maksimumin dhe tifozeria ka besim. El Bernabeu më vlerëson dhe tani më sheh si një lojtar të tijin, të shtëpisë së tij. 

Ajo që më motivon më tepër është që njerëzit kanë dashuri për mua dhe që vazhdojnë të më mbështesin në të gjitha ndeshjet, shënoj apo nuk shënoj gola. 

 

Meqënëse po flasim për golat, keni 100 në El Bernabëu, në vetëm 87 ndeshje. Di Stefano ka të njëjtën shifër. Kur i gjithë Bernabeu thotë në kor emrin tuaj, çfarë mendoni? 

Është një ëndërr e realizuar. Kur firmosa për Madridin, në 2009-n ishte një nga dëshirat dhe gjërat që doja që prej ditës së parë që shkela në Bernabeu. Tifozeria ka parë dhe ka mbërritur në përfundimin që unë jam trup e shpirt për këtë fanellë, të cilën e mbroj deri në vdekje. Më lumturon shumë dashuria që shoh te njerëzit. Fakti që ata më duan më përmbush. Ditën e parë që përmendën në kor emrin tim, shkova në shtëpi me ndjesën e të qenit i përmbushur, sepse përherë jam përpjekur të jap gjithçka për këtë klub. 

Kur erdhët në Spanjë para 3 vitesh, njerëzit ju shihnin si një tip të pasur dhe të hijshëm, gjë që ju vetë e thatë pas një ndeshje në Zagreb. Cfarë ka ndryshuar tek ju qe tani ata njerëz ju shohin ndryshe? 

Unë përherë kam qenë i njëjti person, por njerëzit nuk kanë mundësi të më njohin. Ndonëse pak nga pak po e shohin se si jam, dhe është e vërtetë që shoh tani një sjellje ndryshe me më tepër dashamirësi. Unë nuk e kam ndryshuar mënyrën time të të qenit, ndonëse disa gjëra përherë mund të përmirësohen. Por personalitetit im është gjithnjë i njëjti. E kam mbrojtur përherë në maksimum Madridin dhe njerëzit e kanë kuptuar këtë, duke i lënë mënjanë aspekte të tjera më pak të rëndësishme. Tani jam më i kënaqur që më vlerësojnë, por habitem sepse kam qenë përherë i njëjti dhe njerëzit nuk me vlerësonin me drejtësinë me të cilën më vlerësojnë sot. 

 

Juve ju shkelmojnë dhe u godasin shumë fort gjatë lojës. A u telefonoi David Navarro për të kërkuar ndjesë për bërrylin e tmerrrshëm ndaj Levantes. 

Jo, nuk më ka thënë asgjë. Nuk më ka telefonuar. Por nuk dua të flas shumë për këtë temë, sepse një që më bën një ndërhyrje aq të fortë meritonte një ndëshkim të madh. Por trajtimi në futboll nuk ëshë i barabartë për të gjithë lojtarët. Por në këtë rast nuk ndodhi asgjë, as bilbilit nuk iu fry. Më lëndon, por për këto lloj gjërash nuk ka drejtësi në futboll. Më vjen keq, sepse nuk është një shembull i mirë për fëmijët. 

′′Këtë sezon duket se fatkeqësisht thirrjet: "ky portugez, ky bir k***" apo "Cristiano, vdekje" po dëgjohen në më shumë vende. A jeni i ndërgjegjshëm për këtë? Përse ndodh diçka e tillë?" 

Është e vërtetë. Por unë vë re se në stadiume më fyejnë përherë e më rrallë. Nuk mundem të kënaq gjithë botën. Nuk ka arritur as Zoti, kështu që nuk do të arrij as unë t′i kënaq të gjithë. Nuk është mirë për fëmijët që shkojnë në stadiume, që të dëgjojnë ato lloj britmash. Bëhet fjalë vetëm për ndeshje futbolli dhe njerëzit duhet të shkojnë në stadium dhe të shijojnë spektaklin e jo të fyejnë apo kërcënojnë lojtarët. 

U fol shumë për çështjen e trishtimit tuaj. Vërtetë renovimi juaj nuk ishte çështje parash? 

Tani më intereson vetëm ekipi dhe për renovimin do të flasim në fund të sezonit. Por ju betohem për tim bir, që trishtimi im nuk ishte çështje parash. Nuk ishte. 

 

Pas lajmeve të trishta që kemi dëgjuar, a mund të na tregoni, a ka doping në futboll. 

Kjo është cështje shumë delikate (heziton...) Unë nuk mendoj se ka doping në futboll. Është një sport kolektiv dhe nuk besoj se ka nevojë për diçka të tillë për të përmirësuar rendimentin. Por sigurisht, duart në zjarr nuk i vë për askënd. 

Futbolli është një sport i pastër? 
Po, njëqind përqind. Nuk besoj se ka gjëra të tilla. 


Share this post
  • Share to Facebook
  • Share to Twitter
  • Share to Google+
  • Share to Stumble Upon
  • Share to Evernote
  • Share to Blogger
  • Share to Email
  • Share to Yahoo Messenger
  • More...

0 comments

 
© 2025 Tech New
Designed by BlogThietKe Cooperated with Duy Pham
Released under Creative Commons 3.0 CC BY-NC 3.0
Posts RSSComments RSS
Back to top