France Football nuk terhiqet pas, Akuzon edhe Guardiola e Zidane


MichelPlatini1
Pas akuzave te hapura per presidentin e UEFA-s, revista franceze ka dale me nje tjeter lajm ku ngre te njejtat akuza edhe per ish-trajnerin e Barcelones dhe legjenden e futbollit francez
Magazina franceze France Football pas presidentit te UEFA-s, Michel Platini ka akuzuar Pep Guardiolen dhe Zinedine Zidanen se jane ‘pasuruar’ duke lavderuar Katarin dhe perkrahur kandidaturen e tij per nikoqir te Boterorit 2022. Ish trajneri i Barcelones dhe ish kapiteni i Frances moren nga 11 perkatesisht 25 milione euro per te promovuar Katarin.
Magazina franceze France Football te marten publikoi nje dosje prej 20 faqesh qe akuzonte Katarin se bleu te drejten e nikoqirit te Kampionatit boteror 2022. Kurse, te enjten ne tregim eshte perfshire edhe emrat e Pep Guardioles dhe Zinedine Zidanes.
Ish trajneri i Barcelones, strategu i ardhshem i Bayern Munichut akuzohet se se bashku me ish kapitenin e Frances dhe zyrtarin e Real Madridit, duke pasur parasysh se nuk kishte te drejte vote, kane marre nje shume te konsiderueshme parash per te promovuar Katarin ne mbare boten.
France Football theksoi se Katari, qe asnjehere nuk ka nxjerr nje futbollist kulmor, angazhoi emra te njohur te futbollit boteror per te promovuar shtetin per nikoqir te Boterorit 2022. Gabriel Batistuta, Pep Guardiola, Zinedine Zidane, Bora Milutinovic, Ronald de Boer dhe Roger Milla thuhet se jane disa prej atyre qe u shperblyen per te thene ‘fjale te mira’ per Katarin.
Personat ne fjale ushtruan rolin e ambasadoreve dhe per kete detyre moren premi te medha. France Football shkroi se me se miri kaluan Guardiola dhe Zidane te cilet thuhet se perfituan mes 11 dhe 25 milione eurosh. Kurse, e perditshmja gjermane Bild ka shkruar se Guardiola mori ne xhep shifren prej 11 milione eurosh.
Trajneri i ardhshem i Bayernit ka refuzuar te komentoje akuzat. Guardiola nga viti 2003-2005 luajti per skuadren Al-Ahli nga Doha. Ne secilen prej paraqitjeve te tij ne promovime thuri levdata per Katarin si nje prej vendeve me te lira islamike, dhe theksonte se behet fjale per nje shtet qe deshiron t’i afrohet perendimit.
Akuzat ndaj emrave te njohur si Guardiola e Zidane vijne pas njoftimeve se edhe presidenti i UEFA-s, Michel Platini ishte i angazhuar ne manipulimet qe percollen zgjedhjen e Katarit per nikoqir te Boterorit 2022.
Share this post
  • Share to Facebook
  • Share to Twitter
  • Share to Google+
  • Share to Stumble Upon
  • Share to Evernote
  • Share to Blogger
  • Share to Email
  • Share to Yahoo Messenger
  • More...

0 comments

 
© 2025 Tech New
Designed by BlogThietKe Cooperated with Duy Pham
Released under Creative Commons 3.0 CC BY-NC 3.0
Posts RSSComments RSS
Back to top