Në sfidën miqësore mes ekipeve Shpresa të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, të zhvilluar në stadiumin e Laçit ndodhi një dukuri e papëlqyeshme nga tifozët, pasi policia e shtetit me urdhër të përfaqësuesve të FSHF-së para fillimit të ndeshjes larguan nga tribuna një flamur të madh kuqezi të shpalosur nga tifo-grupi laçjan "Ultras Divas".
Pretendimi i zyrtarëve të federatës ka qenë për të mos rënë në vazhdën e racizmit të shfaqur nga fqinjët në ndeshjet që kuqezinjtë kanë zhvilluar në Maqedoni. Dihet se çfarë kanë bërë tifozët maqedonas kur ekipet tona kombëtare kanë luajtur në Maqedoni dhe cili ka qenë reagimi i policisë maqedonase.
Pra edhe në këtë rast FSHF largon simbolet kombëtare për të mos prishur qejfin me maqedonasit. Edhe në rastin e para dy viteve ku pati thirrje raciste ndaj shqiptarëve kur kombëtarja luajti në Prilep, Federata jonë nuk preferoi që të bëjë ankimin në UEFA për ofendimet që iu bënë shqiptarëve.

0 comments